Farmakovigjilencë

Farmakovigjilenca (PV, PhV), është disiplinë e cila merret me mbledhjen, zbulimin, vlerësimin, monitorimin dhe parandalimin e efekteve anësore të produkteve farmaceutike.

Me qëllim që tu garantojë pacientëve të drejtën për akces ndaj produkteve medicinale të sigurta dhe efektive, Farmakovigjilenca siguron dhe promovon shëndetin publik përmes monitorimit të vazhdueshëm të të dhënave të sigurisë mbi produktet farmaceutike të plasuara në treg.
Ajo gjithashtu rritë njohuritë lidhur me efektet anësore të produkteve medicinale dhe lejon që të merren masat e nevojshme për të siguruar përdorimin e duhur dhe të sigurt të këtyre produkteve.

Profesionistët shëndetësorë dhe përdoruesit mund të raportojnë çdo efekt të mundshëm anësorë në AKPM, Prishtinë ose drejtpërdrejtë në Health Pharma, në numrin 048555100.